Zyrtari ukrainas: Bisedimet Ukrainë-Rusi do të zhvillohen të hënën pranë lumit Pripyat
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Shkurt 2022, 16:18
Zëvendësministri i Brendshëm i Ukrainës, Evgeny Yenin thotë se bisedimet midis delegacioneve ruse dhe ukrainase do të zhvillohen të hënën në mëngjes me orën lokale.
Zyra e Presidentit Volodymyr Zelensky tha se presidenti i Bjellorusisë, Aleksander Lukashenko e ka telefonuar presidentin ukrainas të dielën.
“Politikanët kanë rënë dakord që delegacioni ukrainas do të takohet me delegacionin rus pa parakushte në kufirin ukrainas-bjellorusi, pranë lumit Pripyat”, - tha zyra e tij.
“Aleksander Lukashenko ka marrë përgjegjësinë për të siguruar që të gjithë avionët, helikopterët dhe raketat e stacionuara në territorin Bjellorusi do të qëndrojnë në terren gjatë udhëtimit, takimit dhe kthimit të delegacionit ukrainas”, - theksoi zyra.

