Rusia në alarm nga sulmet e NATO-s, urdhëron forcat ruse bërthamore të jenë në gatishmëri
Ukraina dhe Rusia duket se kanë rënë dakord për të biseduar në Bjellorusi, ftesa e Moskës u refuzua përkohësisht nga presidenti Zelenski, por me ndërmjetësimin e Lukashenkos Kievi tha se ka rënë dakord për t’u takuar me delegacionin rus, çka mund t’i jepte fund tensioneve në lindje të Evropës.
Presidenti i Rusisë, Vladimin Putin ka urdhëruar forcat ruse të parandalimit bërthamor të jenë në gatishmëri të lartë.
Masa sipas Kremlinit vjen si përgjigje ndaj retorikës armiqësore të zyrtarëve të lartë NATO-s.
Vendimi i presidentit Putin vjen pasi Ukraina ka rënë dakord që të negociojë me delegacionin rus në Bjellorusi për t’i dhënë një zgjidhje konfliktit të ashpër në vend.
Kremlini ka deklaruar se delegacioni rus po shkon në Minsk, një ndihmës i presidentit Putin tha se çdo orë është një jetë e shpëtuar.
Sekretari i shtypit i Presidentit të Rusisë, Dmitry Peskov vuri në dukje se pranimit të ofertës nga Kievi për të biseduar në Bjellorusi i parapriu një bisedë telefonike midis presidentit bjellorus Aleksandër Lukashenko me homologun e tij ukrainas Vollodimir Zellenski gjatë paradites së të dielës.
Një delegacion rus me në krye zëdhënësin e Putinit mbërriti në Bjellorusi, por pala ukrainase nuk ra dakord për t’u ulur në tryezë.
Lukashenko i tha Moskës që të mos e zhvendoste delegacionin pasi mori sinjale nga Zelenski se mund të ulej në tryezën e dialogut në Bjellorusi.
Kujtojmë që më herët Ukraina refuzoi të takohej me delegacionin rus në Gomel të Bjellorusisë për shkak të lidhjeve të vendit me Moskën dhe sugjeroi që bisedimet të mbahen në Stamboll, Budapest, Varshavë, Vjenë apo në vende të tjera neutrale.
Bisedimet mund t’i japin fund situatës kaotike që është krijuar në Ukrainë, pasi Rusia nisi sulmet ndaj bazave ushtarake të Kievit të enjten e kaluar e cila shkaktoi edhe vdekjen e disa civilëve.

