Bilanci i luftës, 240 ukrainas dhe 4300 rusë të vrarë që prej së enjtes kur nisi pushtimi i Ukrainës

240 ukrainas raportohet se kanë ndërruar jetë që nga e enjtja, në atë që perëndimi dhe Ukraina e quan si gjenocid. Mes të vrarëve 64 persona janë civilë ndërsa Kievi thotë se forcat vendase kanë vrarë 4300 ushtarë rusë.

Organizata e Kombeve të Bashkuara njoftoi të dielën se të paktën 64 civilë kanë humbur jetën që nga e enjtja.

Ndërsa numri i ukrainasve të vrarë që nga e enjtja është rritur në 240.

Ukraina pretendon se 4,300 ushtarë rusë janë vrarë nga forcat vendase.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes 27 avionë dhe 26 helikopterë rusë janë rrëzuar.

Po ashtu janë shkatërruar 146 tanke, 706 mjete luftarake të blinduara, 49 topa, 1 sistem mbrojtës ajror, 4 sisteme të lëshimit të raketave, 30 automjete dhe 2 anije.

Ndërkohë trupat ruse kanë hyrë në qytetin e dytë më të madh të vendit, Karkiv ku luftuan me ushtarët ukrainas nëpër rrugë.

Civilët ukrainas janë përpjekur gjithashtu të bllokojnë përparimin e forcave ruse në mënyrë paqësore.

Rusia tha se kishte marrë nën kontroll të plotë dy qytete në jug të Ukrainës.

Presidenti rus Vladimir Putin ka falënderuar forcat speciale të vendit të cilat po kryejnë operacionin ushtarak në Ukrainë.

Putin tha se ata po përmbushin misionin e tyre heroik në Ukrainë.

Falenderimet e Putin erdhën pasi Rusia feston në 27 shkurt ditën kombëtare të forcave speciale.