Luftimet po intensifikohen në Bucha në periferi të Kievit

Ka pasur një fluks raportimesh dhe pamjesh të mediave sociale që tregojnë luftime në Bucha, një lagje në veri-perëndim të Kievit.

Pamjet tregojnë të shtëna automatiku, siç thuhet nga një automjet i blinduar rus, dhe disa njësi të trupave ruse që lëvizin nëpër rrugët e Bucha. BBC nuk mund ta verifikojë këtë gjë në këtë moment.

Megjithatë BBC ka verifikuar këtë video në Telegram, që tregon një bllok banimi që ka pësuar dëmtime nga granatimet.

Një burrë mund të dëgjohet duke thënë: "Ja si janë gjërat në lagjen tonë, lagjja Bucha. Dritaret u thyen. Këtu ra një predhë. Nuk e di nëse dikush është vrarë."