Ukraina kërkon luftarë të huaj, Zelensky: Prova kryesore e mbështetje tuaj për vendin tonë

Kievi thotë se po krijon një legjion "ndërkombëtar" për të huajt që dëshirojnë të dalin vullnetarë në mbështetje të Ukrainës.

"Kjo do të jetë prova kryesore e mbështetjes suaj për vendin tonë," vuri në dukje Presidenti Volodymyr Zelensky në një deklaratë të lëshuar pikërisht tani për "legjionin e huaj" të ri të Ukrainës.

Teksa ukrainasit janë zgjuar në ditën e katërt të luftës, ministri ukrainas i Mbrojtjes, Oleksii Reznikov, i ka kërkuar botës të rrisë mbështetjen për Ukrainën.

Ai ka thënë se “72 orët e rezistencës” i kanë dëshmuar botës se mund të zmbrapset agresioni rus.