Britania e Madhe do të vendosë sanksione të mëtejshme kundër Putinit dhe Lavrovit

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson tha të premten se do të vendosë sanksione të reja kundër presidentit rus Vladimir Putin dhe ministrit të tij të Jashtëm Sergey Lavrov pas sanksioneve të djeshme.

Pas takimit me liderët e NATO-s,  Johnson publikoi në faqen e internetit të qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar, një deklaratë ku u kërkoi atyre të ndërmarrin veprime të menjëhershme kundër SËIFT për t'i shkaktuar dhimbje maksimale Presidentit Putin dhe regjimit të tij.

SËIFT është një rrjet mesazhesh me siguri të lartë që lidh mijëra institucione financiare në mbarë botën.

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar i tha grupit se një katastrofë po përfshinte Ukrainën dhe se Presidenti Putin po angazhohej në një mision revanshist për të përmbysur rendin e pas Luftës së Ftohtë.

Johnson tha se ambiciet e Putinit mund të mos ndalen këtu dhe se sulmi rus ndaj Ukrainës ishte një krizë euro-atlantike me pasoja globale.

Kryeministri shtoi se bota duhet të sigurohet se presidenti Putin do të dështonte në këtë akt agresioni dhe se Ukraina po shfaqte rezistencë të fortë.

Ai shtoi se nuk mund të normalizohen marrëdhëniet me Rusinë pas këtij akti.