Shtuni: Beteja e Putin me Evropën, NATO-n e SHBA, gjeti momentin për të goditur Ukrainën
Eksperti i Sigurisë Adrian Shtuni, ai tha se Vladimir Putin betejën e ka me Evropën, NATO-në dhe SHBA.
Në një lidhje të drejtpërdrejt për Ora News, me gazetarin Everst Dedaj, ai tha se Putin po e kthen në normalitet cenimin e sovranitetit dhe integritetit territorial të shumë vendeve.
Adrian Shtuni: Ukraina është fusha e betejës, por beteja e Putin është më e madhe, pasi betejën e ka me Evropën pasi konflikti është duke ndodhur në Evropë, por edhe me NATO-n si aleancë mbrojtëse, por përtej asaj dhe me SHBA.
Duket se Putin është duke u munduar imponojë me dhunë vullnetin e tij, mbi një popull që është i lirë dhe mbi një shtet që është sovran. Kjo është shumë problematike sepse Putin po e kthen në normalitet cenimin e sovranitetit dhe integritetit territorial të shumë vendeve.
Ndër të tjera u shpreh se Putin ka gjetur momentin për të goditur Ukrainën pasi në Evropë ka krizë, ndërsa shtoi se Presidenti rus po mundohet të testojë Evropën, NATO-n dhe SHBA.
Adrian Shtuni: Putin po mundohet të testojë Evropën, NATO-n, SHBA, sepse në mënyrën se si i shikon gjërat bota është duke kaluar në një tranzicion. Ai zgjodhi këtë moment sepse Ukraina nuk është duke aplikuar për t’u bërë pjesë e NATO-së. Ai ka përzgjedhur momentin sepse është dimër, ka krizë energjetike dhe mendon se ka një farë kontrolli mbi vullnetin e vendeve të tjera të BE, që i marrin gazin dhe naftën nga Rusia.
Ai ka përllogaritur që BE është dobësuar pas largimit të Britanisë, Merkel është larguar dhe Macron ka vitin e zgjedhur Ai ka zgjedhur këtë moment për të bërë testimin.
Përgatiti Anila Kolgjini.

