Konflikti Ruso - Ukrainë, Tridhjetë komando shqiptare drejt Kosovës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Shkurt 2022, 13:50
Ndërhyrja ushtarake e Rusisë në Ukrainë ka shqetësuar vendet anëtarë të NATO-s për stabilitetin dhe paqen, por një vëmendje të shtuar ka marrë edhe Ballkanin Perendimor.
Shqipëria ka nisur në Kosovë 30 efektivë komando nga Forcat e Armatusura për t’u bashkuar misionit ndërkombëtar të NATO-s, të koduar “KFOR 1” në qytetin e Pejës.
Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura në fjalën e tij ka shprehur shqetësimin për influencën e veprimev ruse në rajonin tonë.
Fqinji veriori i Koovës, Serbia ende nuk ka mbajtur ende një qëndrim të prerë ndaj urdhërit të Presidentit rus Vladimir Putin për të sulmuar Ukrainën.




