Lufta në Ukrainë/ Vuçiç "ndan shapin nga sheqeri", dilemat e Serbisë pritet të marrin fund sot

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç pritet që të dalë të premten në një adresim publik ku do të mbajë një qëndrim lidhur me situatën në Ukrainë.

Reagimi i Vuçiç vjen pas presionit të perëndimit e kryesisht nga Departamenti i Shtetit dhe Bashkimi Evropian, pasi ishte ndër liderët e vetëm në Ballkan, por edhe në Evropë që ende nuk kishte mbajtur një qëndrim lidhur me pushtimin e Ukrainës nga Moska.

Vuçiç, i cili njihet për aleancën e konsoliduar që ka me presidentin e Rusisë Vladimir Putin do të duhet t’i dalë kundër, për të qëndruar në rrugën e Serbisë drejt BE-së, ose të aprovojë pushtimin e Ukrainës dhe të mbyllë kapitullin e perspektivës evropiane të vendit.