Rama tregon kush e ka gërryer Shqipërinë: Ata që mendojnë se mund ta bëjnë skutave, marrëdhënie ilegale
Ish-kryeministri Edi Rama thotë se për çdo aferë korruptive, përfshirë incineratorët, përgjegjësia është individuale.
Në komisionin hetimor ai tha se ky vend është gërryer nga ata persona që kanë shfrytëzuar pozicionin për afera skutave.
Nuk munguan edhe debatet me deputetët e PD, se kush lëshoi kë, duke tentuar ti kompleksojë me zotin Berisha.
Rama: Çfarë gjithëseli mund të mendojë gabimisht se mund ta bëjë nëpër skuta duke shfrytëzuar pozicionin që ka në dritën e diellit është një çështje që e ka gërryer shumë këtë vend. Çfarë bëhet atje? Ju dëgjoj ju këtej dhe shkoj me vrap atje. Atje plehrat mblidhen, trajtohen, bëhen. Ato për të cilat ai dyshohet janë të vërteta apo jo deri në fund atë e cakton tjetërkush. Autoriteti shtetëror del nga procesi dhe bën një pit stop dhe bën një marrëdhënie ilegale me një komponent. Vetëm kur kujtoj se çfarë ditirambesh i keni ngritur atij burrit dhe sot i keni kthyer kurrizin, sesi më dukeni. Gjithë atë kreshnik Sali Berishën e hodhe sikur nuk ishte askushi dhe nuk po të thotë njeri e hodhe tani.

