"Hajdutët e xhepave", media greke publikon fotot e 17 shqiptarëve të arrestuar, mes tyre dhe një vajzë
Mediet greke kanë publikuar identitetet dhe fotot e 19 personave të huaj të akuzuar për vjedhje në mjetet e transportit publik, 17 prej tyre janë shqiptarë.
Protothema shkruan se me urdhër të Prokurorisë së Athinës , u bënë publike dokumentet e identitetit dhe fotografitë e 19 të huajve, të akuzuar për vjedhje të pasagjerëve të transportit publik.
Arrestimet u kryen gjatë një operacioni të posaçëm të nëndrejtorisë së Sigurimit të Athinës, me asistencën e punonjësve të policisë. Ndaj të arrestuarve rëndon akuza e vjedhjes. Sipas ELAS, të akuzuarit që nga fillimi i tetorit 2021, kishin krijuar një organizatë kriminale të strukturuar në mënyrë hierarkike , me veprim të vazhdueshëm, role të dallueshme, dhe ishin ndarë në nëngrupe me qëllim vjedhjen e përditshme në kurriz të pasagjerëve, në transportin publik, shkruan Protothema.
Të arrestuarit shqiptarë:
















