"Burgosën" djalin autik për 7 muaj në pagafingo, dënohet nëna dhe njerku

Një nënë dhe njerku që e mbajtën djalin e tyre autik të uritur të mbyllur në "mjerim dhe pisllëk të tmerrshëm" në një papafingo për shtatë muaj janë burgosur.

Matthew Langley, 22 vjeç, peshonte vetëm 39 kg dhe ishte shumë afër vdekejs kur u gjet në qershor të vitit 2020.

Lorna Hewitt, 43 vjeç dhe bashkëshorti Craig Hewitt, 42 vjeç, u shpallën fajtorë për rrëmbim duke e mbajtur atë peng në shtëpinë e tyre në Sheffield.

Dyshja, nga Walkley Road, u dënuan me gjashtë vjet burg.

Gjatë gjyqit u mësua se 22 vjeçari ishte i dehidratuar rëndë kur u gjet në dhomën e gjumit të cilën shpëtimtarët e përshkruan si të mbushur me grumbuj mbeturinash dhe të ndotur me të vjella dhe fekale.

Juristët dëgjuan se çifti e kishte penguar atë të shkonte në kolegj dhe anuluan një sërë takimesh mjekësore në shtatë muajt që ai kaloi i mbyllur.

Gjykatësi i përshkroi veprimet e Lorna Hewitt si "një shpërdorim i rëndë i besimit nga një nënë ndaj djalit të saj".

Çifti u dënua gjithashtu për shkaktimin ose lejimin e një të rrituri të pambrojtur që të pësonte dëmtime të rënda fizike.

"Burgosën" djalin autik për 7 muaj në pagafingo,