Luli: Meshkujt e sotëm janë të lodhur, por çunat e Tironës janë yje

Shpirti i lirë i Lulit dhe dëshira për t’a bërë jetën siç ajo ka dashur e bën atë edhe më shumë të pëlqyer nga publiku. Ajo flet pa dorashka edhe nëse dikujt qëllon ti ngelë qejfi.

Në bisedë e sipër, Dajana e pyet në lidhje me çunat tirons se çfarë mendimi ka ajo për ta. Luli thotë se janë yje dhe atë që e kanë e kanë e nuk ua heqim dot.

Luli: Meshkujt sot janë shumë të lodhur dhe femrat janë shumë të zgjuara

Dajana: Si të lodhur moj Luli? Në çfarë sensi?

Luli: Në çdo aspekt Dajana, nuk janë budallenj, por duhet t’a pranojmë se janë paksa të lodhur

Dajana: I dashuri që ke dashur më shumë nga cila zonë ka qenë?

Luli: Ehhh tani nuk tregohen këto gjëra. Nuk e them as qytetin as zonën sepse është zonë e ndaluar

Dajana: Këtej nga Tirona ke ardhur?

Luli: Me të dashurin? Po si nuk kam ardhur dhe ti po më ngacmon tani. Çfarë thashë pak më parë, femrat janë të zgjuara shumë. Mund t’ia bësh Genardit këtë pyetje se ai mund të t’a tregojë.

Dajana: Luli si ishin Tironsit?

Luli: Tironsit? Yjeee atë që e kanë e kanë 

D-Night një program nga Dajana Shabani live në Rtv Ora nga e hëna në të enjte 23:00-00:00

Për më shumë klikoni në linkun më poshtë: