Kriza në Ukrainë/ Rusia nuk do të marrë pjesë në takimin e jashtëzakonshëm të OSBE-së
Takimi urgjent i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), do të zhvillohet sot pa prezencën e Rusisë, njoftoi agjencia ruse e lajmeve Ria, duke cituar një diplomat rus.
Takimi urgjent i OSBE-së me pjesëmarrjen e Rusisë ishte një kërkesë e Ukrainës, e cila akuzon Moskën se nuk zbulon informacione për lëvizjet masive të trupave ruse pranë kufirit ukrainas, si dhe të vendeve baltike, për "lëvizshmëri të pazakontë ushtarake" në Bjellorusi.
Ministri i Jashtëm ukrainas Dmitry Kuleb tha të dielën mbrëma se Moska kishte injoruar kërkesën e Kievit në lidhje me Dokumentin e Vjenës (OSBE) , i cili promovon masat e ndërtimit të besimit për transparencë midis forcave të armatosura të 57 vendeve anëtare.
“Po kalojmë në fazën tjetër. Ukraina po thërret një takim me Rusinë dhe të gjitha vendet anëtare të OSBE-së brenda 48 orëve për të diskutuar vendosjen dhe lëvizjen e forcave ruse përgjatë kufijve tanë dhe në Krimenë e pushtuar”, tha ai.
Rusia “duhet të respektojë angazhimet e saj për transparencën ushtarake në mënyrë që të ulë tensionet dhe të forcojë sigurinë e shteteve të saj anëtare”, tha ministri ukrainas i Punëve të Jashtme.

