E rëndë/ 15-vjeçari vret mamin, babin dhe vëllanë sepse po e qortonin për notat e dobëta në shkollë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Shkurt 2022, 17:53
Një 15-vjeçar është arrestuar në Spanjë, pasi akuzohet se ka qëlluar për vdekje prindërit dhe vëllanë e tij 10-vjeçar, pas një debati për notat e tij të dobëta në shkollë.
Tragjedia ndodhi mbrëmjen e së martës, 8 shkurt, në një zonë rurale në Spanjë.
“Motra e nënës shkoi në shtëpinë e familjes sepse kishte ditë që nuk kishte dëgjuar asgjë për ata dhe kur pyeti nipin se ku janë, ai zbuloi se kishte vrarë prindërit dhe vëllanë”, tha një zëdhënës i policisë për AFP.
Si rrjedhojë policia gjeti tre trupa brenda shtëpisë dhe arrestoi menjëherë adoleshentin 15-vjeçar.
Në deklaratën e tij, ai ka thënë se kishte debatuar me nënën për notat në shkollë dhe se më pas, me pushkën e gjuetisë së të atit ka vrarë atë, më pas vëllanë dhe në fund babin.

