Pushtim rus në Ukrainë? Komunikimi në telefon i ministrave të Mbrojtjes të Rusisë - SHBA
Ministri rus i Mbrojtjes, Sergei Shoigu dhe homologu i tij amerikan, Lloyd Austin diskutuan sot në një bisedë telefonike rreth çështjeve të sigurisë, njoftoi agjencia e lajmeve Interfax, duke cituar ushtrinë ruse.
Biseda telefonike u zhvillua në mes të tensioneve që po përshkallëzohen midis Rusisë dhe Perëndimit për Ukrainën.
Në të njëjtën kohë, nga Pentagoni u bë e ditur se gjatë kësaj bisede mes Austin dhe Shoigu sot, të dy burrat diskutuan për forcimin e trupave ushtarakë rusë në Krime dhe rreth Ukrainës.
Edhe sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken zhvilloi një bisedë telefonike me homologun e tij rus, Sergey Lavrov, mes shqetësimeve në rritje për një pushtim të afër të Ukrainës nga Rusia.
Në një postim në twitter, Blinken shkruan se ka folur sot me ministrin e Jashtëm Lavrov për të kërkuar një zgjidhje diplomatike për ngritjen e paprovokuar ushtarake të Rusisë rreth Ukrainës.


