Video emocionuese/ Si mësoi qeni Ouka të fluturojë bashkë me pronarin e tij

Të gjithë e kanë dëgjuar thënien që "qeni është miku më i mirë i njeriut."

Një francez e ka testuar atë teori deri në kufirin  e saj.

Për vetëm një muaj e gjysmë stërvitje, ai arriti t'i mësojë qenit së tij si të fluturojë me të në një parashutë.

Regjisori Shams i tha BBC News se çfarë e shtyu atë të ngrinte në ajër qenin e tij Ouka.

"Video e parë që bëmë mori rreth 150 milionë shikime."

Ouka dhe pronari i  tij deri tani  kanë fluturuar më shumë se 10 herë.

"Gjëra e parë që vura re ishte se Ouka nuk kishte frikë nga lartësitë. Unë fillova t'i mësoja atij që fluturimi nuk është i frikshëm. Pastaj kontrollova nëse ai mund të vishte një parzmore të veçantë për të fluturuar. E mësova që të qëndronte në mes të këmbëve të mia dhe më pas filluam të fluturonim së bashku," tregoi Shams.

Shikoni videon: