"Ja çfarë s'më pëlqeu": Devis Xherahu flet pas takimit me Sali Berishën & Fatos Nanon

I ftuar së fundmi në 'Glamour Zone' përballë moderatores Ester Bylyku, Devis Xherahu ka folur edhe për takimin me 2 ish-kryeministrat, Sali Berisha dhe Fatos Nano.

I pyetur nga Ester se çfarë nuk i pëlqen tek Sali Berisha, Devis Xherahu u përgjigj:

"Mua s'më pëlqeu që ishte më i thjeshtë se duhet. Kemi rastisur edhe në një emision, i takonte dhe i përqafonte njerëzit, njeri i tillë është. Eshtë shumë i thjeshtë."

Po Fatos Nano?

Devisi shton: "Nuk ke çfarë të mos i pëlqesh Fatosit. është një person që edhe whiskey-n e shijon. Është nga ata njerëz që nuk ke çfarë t`i thuash."