U kap me 21 kg kanabis në makinë, prangoset 21-vjeçari shqiptar në Itali
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Shkurt 2022, 20:23
Një shqiptar është prangosur ditën e sotme në Itali, pasi u kap me lëndë narkotike.
Mediat lokale bëjnë me dije se 21-vjeçari shqiptar u kap me 7 kilogram kanabis në makinë.
Kontrolli i makinës së shqiptarit ka ardhur për shkak të dyshimeve të policisë italiane, pasi ai udhëtonte shumë drejt veriut të Italisë.
Ndërkohë, pas kontrollit nga policia, shqiptarit iu gjet kanabisi i fshehur mes sendeve personale të tij.
Ai u arrestua më pas dhe u dërgua në burgun e Arezzos.
