Covid-19 në Maqedoninë e Veriut: 21 të vdekur dhe 690 raste të reja
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Shkurt 2022, 19:06
Në 24 orët e fundit në Maqedoninë Veriore janë regjistruar 21 raste të reja të vdekjes si pasojë e COVID-19.
Instituti i Shëndetit Publik ka bërë të ditur se gjatë kësaj periudhe kohore janë regjistruar 690 raste të reja dhe 676 persona janë shëruar.
Që nga fillimi i epidemisë me koronavirus në Maqedoninë Veriore janë konfirmuar 278.872 raste pozitive.
Po ashtu, 257.956 persona janë shëruar, ndërsa betejën me sëmundjen infektive e kanë humbur 8.599 pacientë.
