Covid-19 në Kosovë, 8 viktima dhe 754 raste të reja në 24 orët e fundit

Tetë viktima nga Covid-19, janë regjistruar në 24 orët e fundit në Kosovë.

Ministria e Shëndetësisë në Kosovë , bën me dije se gjatë kësaj kohe  janë regjistruar 754 raste të reja, ndërsa mësohet se është rritur dhe numri i të shtruarve në spitale.

Sot janë shëruar 3.900 qytetarë, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 191.408.