Zgjodhi nënë surrogate për të lindur fëmijën, Angela Martini tregon arsyen: Vendosëm vetë gjinisë e bebes dhe...
Modelja shqiptare me famë botërore, Angela Martini, ka folur për mëmësinë dhe zgjedhjen e saj dhe të bashkëshortit të sjellin në jetë fëmijën e tyre të parë me ndihmën e një nëne surrogate.
Modelja 35-vjeçare dhe bashksëshorti saj 48-vjeçar, producent dhe sipërmarrës, Dragos Savulescu u bënë prindër me djalë më dy dhjetor të 2021-it.

Në një intervistë për prestigjozen zviceriane "Blick" Angela Martini thotë se arsyet për të sjellë në jetë fëmijën me nën surrogate ishin të shumta, duke renditur mundësinë që ajo dhe bashkëshorti të zgjidhnin gjininë e bebes si dhe të përzgjidhnin gjenet më të forta nga të dy ata, për të eliminuar alergji, sëmundje autoimune dhe rreziqet për shfaqjen e kancerit.

“Unë e di se sa e pazakontë është një procedurë e tillë në Evropë për sa i përket ligjshmërisë dhe kulturës. Por në këtë mënyrë ne mund të zgjidhnim gjininë e fëmijës sonë. Ishim në gjendje të bashkonim vezët dhe spermatozoidet tona më të forta dhe më të shëndetshme, duke eliminuar alergjitë, sëmundjet autoimune, rreziqet e kancerit e kështu me radhë", është shprehur Angela Martini.
Modelja thotë se kishte lidhje të ngushtë me nënën surrogate
“Flisnim çdo ditë me njëra-tjetrën, shkonim së bashku në vizitat te gjinekologu, gjithmonë e kisha nën kontroll shëndetin e fëmijës tim. Ne u bëmë shoqe. Lindja ishte shumë emocionuese për mua. Ishte e mahnitshme!", tha modelja.
