Miku këpucët te dera? Qytetari: Shqiptarët nuk i heqin për hir të çorapeve të grisura
A vazhdojnë ta zbatojnë shqiptarët zakonin e heqjes së këpucëve kur shkojnë mik te të afërmit e tyre? Si do reagonin nëse dikush i vjen në shtëpi pa hequr këpucët?
Kjo ishte tema e rubrikës Vox Po me Enkin në emisionin "Ditë e Re" në ekranin e RTV Ora.
Nga përgjigjet e qytetarëve duket se kjo traditë vazhdon të aplikohet në vendin tonë dhe se arsyeja kryesore e heqjes së këpucëve është higjiena.
Megjithatë qytetarët thonë se nëse dikush i vjen në shtëpi pa hequr këpucët ata do e pranojnë për respekt.
Të shumta ishin edhe batutat e qytetarëve, të cilët me shaka u përgjigjën: Shqiptarët nuk i heqin atlete se kanë hallin e çorapeve dhe është shumë e vështirë që dikush t'i ketë të pa grisura.
Disa nga përgjigjet:
Nëse hedh mirë lekë në tabaka s'ka problem.
Më mirë pa këpucë se gjithë ato mikrobe janë, por për t'ia bërë respektin atij që vjen le të hyjë pa këpuce.
Varet nga miku si të do brenda. Heqja e këpucëve është kulturë. Nëse më vjen me këpucë mirë nuk do më vijë, por do e pranoj.
Shqiptarët nuk i heqin atletet se kanë hallin e çorapeve dhe është shumë e vështirë që dikush t'i ketë të pa grisura.
Jetoj jashtë shtetit, këtu njerëzit futen edhe në krevat me këpucë.
Shqiptarët shkojnë me atlete për hatër të çorapeve sepse mund ti kenë edhe të grisura, ndërsa të tjerët për tangërllëk.
Është kulturë të futesh me këpuce edhe pa këpucë, varet si është situata.
Vetëm në Shqipëri i heqin këpucët kur ikin te një mik. Unë e kam bezdi të heq këpucët.
Unë jetoj jashtë dhe njerëzit na i kanë sjellë këtu këpucët te koka, e jo me të shtëpia.
Unë banoj në Lushnje dhe këtu nuk ka shanse të hysh me këpucë vetëm dhëndri i motrës nga Tirana, ai hyn e këpucë.
Sot nuk shkojnë as mik. Para një muaji kam shkuar mik. I kam hequr këpucët. Nuk do i thosha jo nëse do më vinte dikush me këpucë. Do i thosha mirë se erdhe.
Duhet t'i heqësh këpucët te dera, sepse në Tiranë ka shumë pisllëk.
Banoj në Tiranë, këtu vijnë pa këpucë, por në Berat nuk lejohet fare.