Mal i Zi/ Seanca për shkarkimin e kreut të Kuvendit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Shkurt 2022, 11:58
Kuvendi i Malit të Zi do të votojë sot për shkarkimin e kreut të këtij institucioni Aleksa Beçiç, njëherazi kreu i Partisë Demokratike të vendit.
Mocioni i thirrur nga opozita, e drejtuar nga partia DPS e presidentit Millo Gjukanoviç ka marrë mbështetjen edhe të Partisë Boshnjake dhe Koalicionit Shqiptar.
Këto 3 parti kanë siguruar 38 vota, të cilat janë të pamjaftueshme për shkarkimin e kreut të Kuvendit.
Nuk dihet nëse lëvizja URA që drejton zv/kryeministri në detyrë Dritan Abazoviç do të votojë pro shkarkimit, votat e të cilit do të siguronin kuorumin e mjaftueshëm prej 41 votash për shkarkimin e kryeparlamentarit.

