Gjukanoviç i hap dritën jeshile Abazoviç: Mbështesim formimin e qeverisë së pakicave pa partinë tonë
Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç, ka deklaruar se është pro formimit të qeverisë së pakicave nga shqiptaro-malazezi Dritan Abazoviç dhe se partia e tij DPS, nuk do të jetë pjesë e qeverisë.
Presidenti i Malit të Zi, njëherazi kryetar i partisë më të madhe në vend, Milo Gjukanoviç, ka deklaruar se do të mbështesë qeverinë e pakicave, të propozuar nga shqiptaro-malazezi Dritan Abazoviç.
Kreu i Shteti tha ndër të tjera se DPS nuk do të jetë pjesë e Qeverisë së re.
Gjukanoviç: Ne jemi të gatshëm të mbështesim qeverinë e pakicës, pra koalicionet që kanë natyrë qytetare, që duan të ndihmojnë Malin e Zi të ecë drejt Evropës, ne jemi të gatshëm ta mbështesim atë qeveri dhe nuk do të marrim pjesë në të.
Gjukanoviç vuri në dukje se DPS e ka mbështetur që prej zgjedhjeve të 2020 qeverinë e pakicave, pasi koalicioni qeverisës u bë i varur nga nacionalizmi serbomadh.
Lidhur me mospjesëmarrjen e DPS në formimin e qeverisë së re, kreu i shtetit tha se partia e tij në opozitë arriti t’i rezistonte një sulmi të Beogradit nga partitë e koalicionit qeverisës Fronti Demokratik.
Gjukanoviç: Falë nesh, falë opozitës shtet formuese, Mali i Zi arriti t'i rezistojë ofensivës së Beogradit. Pas 30 gushtit 2020 kaluam një sulm shumë agresiv. Nacionalizmi serbomadh kuptoi se fitorja e të preferuarve të tyre i hapi derën një aneksimi të ri të Malit të Zi, këtë herë përmes projektit 'Bota Serbe'. Kjo nuk ndodhi sepse kishim një opozitë me përgjegjësi shtetërore të drejtuar nga DPS.
Tragjedi/ Bie orteku, të paktën 19 viktima
7 Shkurt, 14:47
Kreu i Shtetit tha ndër të tjera se Partia Demokratike e Socialistëve do të rikthehet shumë shpejt në pushtet, por ai theksoi se nuk ka nevojë për të nxituar në këtë aspekt.
Kujtojmë se në 4 shkurt, qeveria e Zdravko Krivokapiç u rrëzua me shumicë votash për shkak të mocionit të mosbesimit të udhëhequr nga zv/kryeministri Dritan Abazoviç.


