Hajdutët hynë në klasë e u vjedhin kompjuterët nxënësve, mësuesit e ndjekin pas
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Shkurt 2022, 07:46
Dy grabitës me thikë bastisën një gjimnaz, për të vjedhur kompjuterët e nxënësve.
Ngjarja raportohet të ketë ndodhur ditën e djeshme, 7 shkurt, në Suedi.
Personat e maskuar kanë hyrë në një klasë të gjimnazit gjatë orës së mësimit.
Hajdutët morën të gjithë kompjuterët e klasës, por u detyruan të linin disa duke mos i marrë të gjithë, pasi mësuesit i ndoqën nga pas.
Për fat të mirë asnjë student apo staf nuk është lënduar, ndërsa një kalimtar rastësor që u përpoq të ndërhynte për të kapur hajdutët mori plagë të lehta dhe u trajtua nga mjekët në vendngjarje.
Policia nuk dhënë detaje të plota të grabitjes, por tha se oficerët ishin thirrur në vendngjarje dhe janë duke hetuar rrethanat e grabitjes, raporton BBC.