Video nga autobusi i përmbysur/ Pasagjerët të shokuar kërkojnë ndihmë. Tetë të vdekur, mes tyre një fëmijë

Tetë persona, midis tyre dhe një fëmijë kanë ndërruar jetë, pasi autobusi me 40 pasagjerë, me të cilin po udhëtonin doli nga rruga dhe u përmbys.

Ngjarja e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Meksikë., ndërsa video e publikuar në internet me pasagjerët e lënduar që po përpiqen të dalin nga autobusë është tronditëse.

Në video duket një pasagjere e cila pas aksidentit tragjik tenton të dalë nga autobusi dhe kërkon ndihmë  mes panikut dhe shokut.

Daily Mail, raporton se në autobusin me 40 pasagjerë, 8 ndërruan jetë, ndërsa të paktën 20 prej tyre mbetën të plagosur nga përplasja, mes tyre një francez, dy gjermanë dhe një vajzë 4-vjeçare.

Ndërkohë shkaku i aksidentit nuk është zbardhur ende.