Henze: Shqiptarët anë evropianë, duhet të rrisin standardet, sidomos kundër korrupsionit

Në një intervistë ekskluzive për RTV Ora, me gazetarin Sebastian Zonja këshilltari ekonomik i CDU-së, Martin Henze u shpreh se pa lirinë e shtypit një sistem demokratik nuk mund të ekzistojë.

Ai tha se shqiptarët duhet të ndryshojnë perspektivën e tyre dhe nuk do të duhet të bëhen pjesë e Evropës, pasi kanë qenë gjithmonë evropianë.

Henze: Pa lirinë e shtypit një sistem demokratik nuk mund të ekzistojë. Një politikan duhet të durojë që të kritikohet, kjo është liria e shtypit sipas standardeve të duhura. Shtypi është pushteti i katërt dhe momentalisht është në rrezik. Edhe dokumentet e dala për Open Ballkan janë një shembull.

Shqiptarët duhet të ndryshojnë perspektivën e tyre. Nuk do të duhet të bëhen pjesë e Evropës, pasi kanë qenë gjithmonë evropianë. Është shumë e rëndësishme për vetë Shqipërinë që kur të jetë anëtare e BE-së që të përballet me konkurrencën brenda unionit. Duhen arrijnë disa standarde sikurse janë ato kundrejt korrupsionit.