Henze: Open Ballkan i dominuar nga Serbia, Shqipëria, Kosova dhe në Malin e Zi do kenë dëme
Në një intervistë ekskluzive për RTV Ora, me gazetarin Sebastian Zonja këshilltari ekonomik i CDU-së, Martin Henze u shpreh se Open Ballkani është karakterizuar si një minishengen dhe ka pasur kritika.
Ai tha se Janë 6 shtete ballkanike dhe 3 prej tyre negociojnë për këtë gjë ndërsa tri të tjera duan të përfundojnë detyrat e tyre të shtëpisë dhe më pas të bëhen pjesë e BE-së.
Po ashtu Henze theksoi se në këtë rast janë dy shtete të dobëta dhe një shtet më të fortë dhe këto 2 shtete janë të humbura. Në Shqipëri, Kosovë dhe në Malin e Zi do të ketë shumë probleme.
Henze: Open Ballkani është karakterizuar si një minishengen dhe ka pasur kritika. Janë 6 shtete ballkanike dhe 3 prej tyre negociojnë për këtë gjë ndërsa tri të tjera duan të përfundojnë detyrat e tyre të shtëpisë dhe më pas të bëhen pjesë e BE-së. Qeveria Rama nuk ka përmbushur 15 kriteret e vendosura. Kroacisë i është dashur vetëm 4 vite për të futur në BE-së, ndërsa Shqipëria diskuton qysh nga viti 2013 dhe kjo është problematike. Open Ballkan është vulosur nga Serbia kryesisht dhe nuk është si BE-ja, por një problem ekonomik.
Në këtë rast kemi dy shtete të dobëta dhe një shtet më të fortë dhe këto 2 shtete janë të humbura. Në Shqipëri, Kosovë dhe në Malin e Zi do të ketë shumë probleme sepse do të jetë një proces i dominuar nga Serbia. Një dominancë që është njohur tashmë në Ballkan, përmes luftë s, por tashmë përmes ekonomisë. Serbia është pjesë e një strukture ekonomike e Azisë që është e dominuar nga Rusia. Kur Serbia të organizojë Ballkanin e Hapur do të ndërhyjnë edhe anëtarët e tjerë të kësaj strukture.

