"Donaldi dhe PM sheqeri i BBV" Ja kë shihte si partner "në krim" Big Mama

Teksa komenton një nga një konkurrentët e shtëpisë së Big Brother Vip, Big Mama pohon se Donald Veshaj dhe PM me emrin e vërtetë Pajtim Krasniqi, janë sheqeri i shtëpisë, edhe pse PM nuk është me konkurrent.

E ftuar në emisionin "Why?Not" në RTV Ora , Big Mama thotë se e shihte Donaldin si partner për batuta dhe shaka, por momenti që këngëtarja hyri në shtëpi nuk ishte i duhuri për batuta, pasi Donaldi po kalonte momentet më të vështira, gjë që ndikoi në humor.

Big Mama: Pa Donaldin ajo shtëpi nuk ka lezet. Donaldi dhe PM janë sheqeri dhe humori i asaj shtëpie. Normalisht që ka momente përplasjesh dhe presion. Ka momente që Donaldi gabon, unë ja kam lënë gjithmonë moshës. Brenda shtëpisë e shihja Donaldin si partner për batuta e kështu gjërash. Por unë ndoshta hyra në momentin më të vështira të Donaldit dhe e gjeta më të tërhequr.