Big Mama flet për shoqen: Arjola njeriu më i vërtetë në shtëpinë e BBV, shembull për të gjitha gratë
Arjola Demiri dhe Big Mama kanë qenë shoqe edhe para se të fillonte reality show.
E ftuar në emisionin "Why?Not" në RTV Ora, me moderatore Roza Lati, këngëtarja e njohur për publikun shqiptar thotë se Arjola është një nga konkurrentët më të sinqertë brenda shtëpisë dhe se është shembulli më i mirë për të gjitha gratë dhe nënat.
Big Mama: Është shoqe ime shumë e dashur dhe kur jam futur në shtëpi hyra duke e ditur se kam një njeri që njoh brenda. Arjola është një grua shumë e sinqertë, një grua shumë e fortë, që e kam pasur shoqe, e kam dhe do të mbetet gjithmonë shoqja ime. Për mua Arjola në atë shtëpi jep mesazhin më të mirë. Më vjen shumë keq që ne mesazhet i marrim vetëm me skandale. Arjola është njeriu më i sinqertë që e ka hapur zemrën atje brenda. Ajo ka rrëfyer për jetën e saj, në atë mënyrë që të jetë shembull për shumë gra dhe shumë nëna. Për mua Arjola ka mesazhin më të fortë dhe është gruaja më shembullore në shtëpinë e Big Brother Vip.


