E guximshme dhe inteligjente? Big Mama për Einxhel Shkirën: Më befasoi, nuk është siç duket...

Këngëtarja e njohur për publikun shqiptar, Big Mama, pohon se para se të hynte në shtëpinë e Big Brother Vip, mendonte se Einxhel Shkira do të ishte personi i parë në shtëpi me të cilin do konfliktonte.

Por ja që Einxhel e befasoi për mirë. Në intervistën për emisionin "Why?Not" në RTV Ora, me moderatore Roza Lati, Big Mama shprehet se Einxhel nuk është ashtu siç duket, duke thënë se ajo është një vajzë inteligjente dhe shumë guximtare.

Big Mama: Nuk e kam njohur shumë, kur e kam parë nga televizioni kam menduar se Einxhel do jetë njeriu i parë në shtëpi me të cilin do kem përplasje. Kjo më bëri të futem me energji negative ndaj Einxhel. Por më pas Einxhel më befasoi për mirë, ajo është një vajzë krejt ndryshe nga sa duket në ekran. Është një vajzë super inteligjente. Kur u futa brenda i thashë menjëherë, se nga ekrani e kam pasur inat dhe ajo më tha "s'ke faj, ashtu dukem". Einxhel ka qenë e vetmja në atë shtëpi që e ka kuptuar karakterin tim dhe më tha se i ka ndjekur të gjitha emisionet e mia. I dinte të gjitha. Eixhel është shumë e guximshme, inteligjente dhe shumë kokëfortë.