Cili e meriton fitoren e Big Brother Vip, Arjola apo Iliri? Ja kë zgjedh Big Mama
Nga OraNews Përditësimi i fundit 5 Shkurt 2022, 22:20
Teksa finalja e madhe e Big Brother Vip po afrohet aludimet për fituesin e madh të reality show janë të shumta.
Por kush çfarë thotë Big Mama, cili e meriton fitoren sipas saj?
E ftuar në emisionin "Why?Not" në RTV Ora, Big Mama thotë se Ilir Shaqiri është banori që e meriton fitoren, ndonëse me zemër do që ta fitoj mikesha e saj, Arjola Demiri.
Big Mama: Me gjithë zemër e shpirt dua që çmimin ta fitojë Arjola. Por nëse është një njeri që e meriton fitore, ai është Iliri. Njeri më të mençur dhe njeri më inteligjent si Ilir nuk kam parë. Ai ka përballuar shumë sfida brenda shtëpisë, ka qenë aq i qetë sa unë jam habitur.


