"Mirë që nuk rraha njeri" Big Mama flet për sherret në shtëpinë e BBV
Big Mama është një nga ish-banoret e shtëpisë së Big Brother Vip, e cila me personalitetin e saj të zjarrtë dhe shpërthyes trazoi ujërat në shtëpinë më ta famshme në Shqipëri.
Këngëtarja nga Maqedonia e Veriut la shtëpinë e Big Brother pas një debati të fortë që pati me një nga konkurrentët atje, Antonela Berisha.
Në një intervistë ekskluzive në emisionin "Why?Not" në RTV Ora, me moderatore Roza Lati, Big Mama flet për eksperiencën e saj në reality show.
Ajo thotë se banorët nuk e kuptonin humorin e saj. Ndërkohë me shaka thotë: "mirë që nuk rraha njeri".
Big Mama: Nuk ma ditën vlerën o Roza, nuk ma ditën kimetin. Nuk e shijuan humorin tim, më mbushën me energji negative dhe dola nga atje. Mirë që nuk rraha njeri. Dola me kokën lartë, nuk bëra gafë të madhe.
