"Grua e çmendur, pas çdo budallallëku..." Big Mama i tregon të gjitha: Ja nga se frikësohet Monika e BBV

Teksa flet për banorët e Big Brother Vip, Big Mama thotë në emisionin "Why?Not" në RTV Ora, se Monika Lubonja ka qenë një ndër konkurrentet që i kanë qendruar më së shumti afër dhe se karakteri i çmendur i aktores është një nga cilësitë qe këngëtarja pëlqen te Monika.

Megjithatë Big Mama thotë se pas çdo "çmendurie" që Monika bënte, ajo i frikësohej opinionit të publikut.

Big Mama: E kisha paragjykuar Monikën para se të futesha në shtëpinë e Big Brother Vip. Është një nga banoret që më ka qendruar më së shumti afër. Është një karakter shumë interesant. Ka shpirt artisteje dhe mua më pëlqejnë gratë e çmendura si Monika, që nuk përtonte ti thosha në mes të natës "Monika hajde futemi në dollap", ajo futej në dollap me mua. Ishte e para për të bërë budallallëqe, i bënte por më pas thoshte çfarë do mendojë publiku nga jashtë. E ka shpirtin e çmendur por ka breng opinionin e publikut.