Leku letër në koncertin me Robert Berishën, Big Mama: Na mbushën plot me dollarë, i mblodhëm me fshesë
Teksa flet për miqësinë e saj me Robert Berishën, këngëtarja e njohur për publikun shqiptar, Big Mama tregon plotë humor në studion e "Why?Not" në RTV Ora për koncertin e saj në Amerikë bashkë me mikun e saj, Robert Berisha.
Mes batutash, Big Mama rrëfen historinë komike në koncertin në Nju Jork ku skena u mbush plotë dollarë nga publiku.
Edhe pse në restorant ishin vetëm 5 tavolina, Big Mama thotë se nga ajo mbrëmje , fituan bakshish sa për një muaj e gjysmë.
Big Mama: Roberti është shpirti im binjak. Po të isha burrë, do isha si Roberti. Miqësia jonë është forcuar më shumë kur kemi udhëtuar 1 muaj e gjysmë në Amerikë. Në Nju Jork na ftoi një organizator në një koncert. Shkuam dhe çfarë të shohim te restoranti, gjithsej 5 tavolina. I thashë Roberti "O dreq çfarë do bëjmë me pesë tavolina. Si do t'i zbavitim me 5 tavolina?" fillojmë të këndojmë dhe ata njerëzit që ndodheshin në tavolina fillojnë të fluturojnë lekë, dollar, fluturo lekë, fluturo lekë deri sa skena u mbush plotë me lekë. I mblodhëm lekët me fshesë. Fituam bakshish sa për një muaj e gjysmë.

