Britania e Skocia preken nga stuhia, dëme të mëdha nga era e fortë, një 19-vjeçar humb jetën

Britania dhe Skocia janë prekur nga stuhia e fortë malik e cila ka shkaktuar dëme të mëdha materiale dhe njerëzore. Një 19-vjeçar ka humbur jetën ndërsa pamjet e dëmeve material në shtëpi dhe automjete kanë bërë xhiron e medies. Meterologët thanë se zona është prekur nga stuhi ere me shpejtësi deri në 150 kilometër në orë, të cilat do të vazhdojnë.

Stuhia malik me erë të fortë deri në 150 kilometër në orë goditi Britaninë duke shkaktuar dëme të konsiderueshme.

Të shtunën ne disa pjese te Skocisë sipas meteorologëve erërat e forta arritën të shkonin deri në 100 km për orë ndërsa në Cairngorm në Malësitë Skoceze shpejtesia arriti në 147 km për orë.

Si pasoje e motit të keq një djalë 19 vjeçar ka ndërruar jetë ne spital pasi u godit nga një peme në Staffordshire .

Por ndërsa erërat e furishme vazhduan, një fluturim Jet2 nga Malaga u detyrua të vazhdonte udhëtimin e tij drejt aeroportit të Mancesterit por me pas iu desh të devijonte në aeroportin e East Midlands ku arriti të ulej me sukses.

Gjithashtu Powergrid i Veriut paralajmëroi për ndërprerje të furnizimeve me energji elektrike të lëshuara nga siguruesi i Skocisë SP Energy.

Nder te tjera Met Office paralajmëron se Storm Corrie, do te godasë pjesën veriore te Anglisë e cila është parashikuar të sjellë erëra 144km për orë.

Erërat e forta gjithashtu parashikohen që gjate ditës së dielë të lëvizin drejt lindjes përgjate Skocisë ndërsa gjatë ditës së hënë do të kalojnë përmes detit te veriut.

Meteorologu, Dan Suri, paralajmeron se Storm Corrie do të sjellë erë me shpejtësi deri në 144 km/h në vende të ekspozuara bregdetare në Skocinë veriore, ku shpejtësia e erës arrin ne 70-80km për orë më gjerësisht në veri.

Teksa vendi ndodhet ne nje situate te tillë prezantuesi i Sky Sports Keith Doënie zbuloi se si BMVV-ja e tij e re u shtyp nga një pemë e madhe që ra përmes çatisë si pasojë e erës së fuqishme të stuhisë Malik.

Ai u shpreh se ishte shume i tronditur por fatmirësisht gjallë pasi lisi o lashtë u përplas në pjesën ballore të makinës se tij.

Disa fotografi u shpërndanë me shpejtësi në rrjetet sociale ku tregohet automjeti dhe dëmet e mëdha qe janë shkaktuar nga stuhitë e fuqishme në disa zona të vendit.