Sërish sukses, Distria Krasniqi fiton medaljen e artë në Grand Prix Almada
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Janar 2022, 22:45
Xhudistja Distria Krasniqi ka shkëlqyer sërish me duke rrëmbyer medaljen e artë në Grand Prix Almada të Portugalisë.
Kampionia olimpike triumfoi me Ippon duke mposhtur kështu në finale kroaten Ana Viktorija Puljiz.
Në kuadër të kategorisë deri në 52 kilogramë, Krasniqi në gjysmëfinale e mposhti xhudisten nga Portugalia Joana Diogo.
Kjo e fundit në raundin e dytë e mposhti xhudisten kosovare Erza Muminoviq, përcjell KosovaPress.
Në çerekfinale mposhti me 3 dënime për Ippon spanjollen, Ariane Toro Soler.
Ndërsa në në raundin e parë ishte e lirë, xhudistja kosovare në raundin e dytë mposhti me ëazaari dhe tri dënime për Ippon francezen, Leonie Gonzalez.

