Nuk ndalen shifrat e larta në Kosovë: 4 të vdekur dhe mbi 3 mijë raste me COVID-19
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Janar 2022, 15:58
Në 24-orëshin e fundit janë shënuar 3 mijë e 617 raste me COVID-19 në Kosovë, nga 13 mijë e 928 testime.
Ndërkohë, katër persona kanë vdekur për shkak të infektimit me koronavirus.
Në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë bëhet e ditur se sot janë shëruar 1 mijë e 344 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 164 mijë e 294.
Në total numri i rasteve aktive është 31 mijë e 21.
Në 24-orët e fundit janë dhënë 4 mijë e 316 doza të vaksinës kundër COVID-19.
