Gjokoviç në Budva tund shaminë me këngën ofenduese për Kosovën
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Janar 2022, 11:06
Tenisti serb Novak Gjokoviç po qëndron në Budva ku do të nderohet me titullin qytetar nderi i Budvës
Ceremonia do mbahet sot ndërsa një natë më parë tenisti ka qëndruar në një nga restorantet e Budvës që është në pronësi të kryetarit të Budvës, Marko Careviç.
Një video e publikuar në twitter tregon momente nga darka ku është kënduar kënga “Oh Kosovë, Kosovë”, të cilën mediumi Nova.rs shkruan se Gjokoviçi e adhuron dhe se shpesh e këndon gjatë festimeve të sukseseve.
Kjo këngë është ofenduese për Kosovën dhe shqiptarët.
Në një moment teksa këndohet kënga, Gjokoviç merr një pecetë në duar dhe tund nën ritmin e këngës.
Ноле ????????❤️ pic.twitter.com/rjDkfzpSls
— Бобан ꒌ (@bobanzvezdas) January 27, 2022