E rëndë/ Fëmija qëllon me thikë një të rritur në hyrje të shkollës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Janar 2022, 21:16
Një fëmijë ka qëlluar me thikë një person të rritur në fshatin Bresanë të Komunës së Dragashit në Kosovë.
Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi, ku njofton se ngjarja ka ndodhur në hyrje të shkollë së fshatit, ndërkohë që personi i plagosur ndodhet në spital.
“Rasti ka ndodhur në ora 12:10 minuta në hyrje të oborrit të shkollës të fshatit ku një fëmijë i ka shkaktuar lëndime trupore një personi madhor. Ai ka marrë ndihmën e parë mjekësore në QKMF në fshat pastaj është dërguar në spitalin rajonal për trajtim të mëtejshëm”, tha ai.
Gashi tha se njësitet e hetimeve po merren me rastin.
