Përmbyset furgoni me punëtorë në Itali, humb jetën 25-vjeçari shqiptar

Një 25-vjeçar shqiptar ka humbur jetën mbrëmjen e djeshme, 28 janar në një aksident rrugor të ndodhur në Cerrete Collicelli në zonën e Cingolit, Itali.

I riu po drejtonte një furgon me 3 kolegë të tjerë, i cili për arsye ende nën hetim ka përfunduar jashtë rruge dhe është përmbysur në fushën ngjitur me rrugën.

25-vjeçari u konstatua i vdekur në vendin e ngjarjes. Dy prej të rinjve kanë arritur të dalin vetë nga dritaret, ndërsa njëri është transportuar në spital në gjendje të rëndë.

Policia po punon për të zbuluar shkaqet e aksidentit të rëndë, shkruajnë mediet italiane.

Përmbyset furgoni me punëtorë në Itali, humb jetën