Digjet një tjetër mjet në Durrës, ngjarja gjatë natës
Nga Mark Brunga Përditësimi i fundit 28 Janar 2022, 10:13
Një tjetër mjet është djegur gjatë natës në qytetin e Durrësit.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 10, ku automjeti tip “Ford Fiesta” me targa AA 611 AS, ka marrë flakë.
Policia po punon për zbardhjen e shkaqeve që çuan në djegien e mjetit.
Ndërkohë një javë më parë një tjetër automjet u shkrumbua në Durrës, konkretisht në lagjen nr.17, ku sipas banorëve, ishte i dyti rast që regjistrohej në atë zonë.




