"Ndal" tek "Ali Demi". Pasagjeri nxjerr stemën e policisë për të shmangur kontrollin në makinë, Brenda gjejnë kokainë

Një 35 vjeçar është arrestuar pasi është prezantuar si punonjës policie në makinën ku u gjet kokainë.

Makina drejtohej nga një 24 vjeçare edhe kjo e arrestuar.

Policia kontrolloi makinën në rrugën “Ali Demi”

“Gjatë kontrollit në mjetin që drejtonte shtetasja G. T., është gjetur dhe sekuestruar një sasi lënde narkotike e llojit kokainë, ndërsa shtetasi F. L. është prezantuar si punonjës policie, duke paraqitur një portofol me stemën e Policisë" informoi sot policia e Tiranës.

Vajza është arrestuar për "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve" ndërsa 35 vjeçari është arrestuar për akuzën "Mbajtja pa të drejtë e uniformës" dhe "Moskallëzimi i krimit".

Gjithashtu, nga specialisët për Hetimin e Narkotikëve u procedua penalisht pasagjerja në mjet, për veprën penale "Moskallëzimi i krimit".

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Të arrestuar 

F. L., 35 vjeç, për veprat penale "Mbajtja pa të drejtë e uniformës" dhe "Moskallëzimi i krimit";

- G. T., 24 vjeçe, për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve".