Presidentja e KE: Nëse të gjithë do bënin vaksinën perforcuese kundër Covid, do shmangnim 1 milionë shtrime në spital
Rreth një milion shtrime në spital në BE mund të ishin shmangur nëse të gjithë të vaksinuarit për koronavirusin do të kishin marrë dozën përforcuese të vaksinës kundër Covid-19, tha presidentja e Komisionit, Ursula von der Leyen.
“Sot po arrijmë një moment historik në fushatat e vaksinimit. Më shumë se gjysma e të rriturve në BE kanë marrë dozën perforcuese të vaksinës kundër Covid. Ndërsa 82% e të rriturve në BE janë vaksinuar. Kjo është një gjë shumë e mirë. Por sigurisht ne duhet të bëjmë më shumë. Ata që munden duhet të marrin dozën perforcuese", tha presidentja e KE në një video-mesazh në Twitter.
Half of all adults in the EU now had their booster shot.
— Ursula von der Leyen (@vonderleyen) January 28, 2022
This is good. But we need to do more.
Vaccination and boosters are the best protection against COVID, including Omicron.
If all vaccinated Europeans got a booster, we could avoid around 1 million hospitalisations. pic.twitter.com/flM3fCx81H
Zonja von der Leyen theksoi se "mjekët dhe provat klinike e kanë bërë shumë të qartë se vaksinimi dhe doza përforcuese ofrojnë mbrojtje më të mirë kundër virusit dhe mutacioneve të tij, duke përfshirë Omicron."
Ajo shtoi: “Të dhënat nga Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC) tregojnë se dozat përforcuese mund të na mbajnë të infektuarit larg spitaleve. Nëse të gjithë ata që janë vaksinuar në BE do të kishin marrë një dozë përforcuese, ne mund të kishim shmangur rreth një milion shtrimet në spital në BE . "
"Pandemia nuk ka mbaruar dhe mutacioni i Omicron po përhapet me të vërtetë shpejt në shumë vende të BE-së. Le të mbrohemi," përfundoi Ursula von der Leyen.
