Barku i gruas shtatzënë bëhet viral, njerëzit habiten për madhësinë dhe formën interesante
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Janar 2022, 21:37
Një grua nga Danimarka është bërë virale pasi ajo postoi një video në rrjetet sociale, të barkut të saj, ndërsa ishte në pritje të trenjakëve.
Michella Meier-Morsi, la gojëhapur 260 mijë ndjekësit e saj në rrjetet sociale, teksa postonte herë pas here foto të barkut të saj teksa rritej.
Barku i saj ka habitur qindra njerëz për shkak të formës dhe madhësisë së çuditshme.
Michella Meier-Morsi solli në jetë Charles, Theodore dhe Gabriel këtë muaj pasi dokumentoi shtatzëninë e saj në Instagram.
Videoja që atëherë është shikuar më shumë se 14 milionë herë teksa njerëzit e kanë konsideruar nënën daneze si ‘super heroinë.’- shkruan Daily Mail.

