Sekuestrohen 300 kilogramë marijuanë në Serbi, droga vinte nga Shqipëria (video)
Policia serbe ka njoftuar se ka ndaluar rreth 300 kilogramë marijuhanë në Luginën e Preshevës e cila vinte nga Shqipëria.
Ministri serb i Brendshëm, Aleksandar Vulin nuk ngurroi që të bënte pak propagandë duke theksuar se ligji zbatohet edhe në këto zona, që gjerësisht janë me shumicë shqiptare.
"Shërbimet e antidrogës sekuestruan 300 kg marijuanë dhe arrestuan 5 persona nga Shqipëria, duke ndërprerë një zinxhir trafikimi. Me këtë aksion të suksesshëm të konfiskimit të drogës, policia serbe edhe një herë tregoi se nuk ka vend, qytet apo fshat në Serbi ku nuk zbatohet ligji. Policia serbe ka treguar se ligji është i vlefshëm në çdo pjesë të vendit tonë dhe se askush nuk do të mund t'i anashkalojë dhe shmangë ligjet tona."
Policia në njoftimin e saj ka bërë me dije se janë arrestuar shtetasit me iniciale E.N., 50 vjeç, M.A., 35 vjeç, F.L., 29 vjeç, B.S., 40 vjeç dhe A.T., 69 vjeç.
Autorët e dyshuar si posedues të lëndës narkotike u ndaluan në tentativë për të dorëzuar marijuanën të cilën po e transportonin me furgon.
Gjatë kontrollit të mjetit dhe një lokali u gjetën rreth 87 pako me marijuanë gati për shitje.
Vulin shton Serbia nuk është dhe nuk do të jetë treg për marijuanën, apo droga të tjera.
"Serbia nuk është dhe nuk do të jetë një vend i sigurt për shitjen e lëndëve narkotike apo një vend i sigurt për shpërndarjen e tyre. Konfiskimi i sotëm i dha një goditje tjetër mafies së drogës, përmes policisë serbe që u tregua e pamëshirshme se si të ndalojë ata që donin të helmonin fëmijët tanë."
