Zgjedhjet e 6 marsit, LSI dorëzon në KQZ propozimet e saj për anëtarët e KZAZ-ve
Lëvizja Socialiste për Integrim dorëzon në KQZ propozimet e saj për anëtarët e KZAZ-ve për zgjedhjet e pjesshme vendore në 6 bashki të vendit që do të zhvillohen më 6 mars.
Kështu, LSI konfirmon pjesëmarrjen në këto zgjedhje të pjesshme, pasi zgjedhjet e fundit bojkotoi së bashku me partitë e tjera opozitare.
Një gjë e tillë bëri që të gjitha bashkitë në vend, përpos Shkodrës, të shkojnë në dorën e Partisë Socialiste.
Ndërkohë, edhe në PS vijojnë takimet e kryetarit njëkohësisht kryeministrit Edi Rama me drejtuesit e deputetët në bashkitë që do të kenë zgjedhje më 6 mars.
Deri tani dihen emrat e tre kandidatëve: Në Lushnje PS do të kandidojë me Eriselda Sefën.
Në Durrës Emirjana Sako. Në Rrogozhinë Edison Memolla. Të tre kanë marrë mandatin si të komanduar nga PS, pas largimit të kryetarëve të cilët ishin zgjedhur më 30 qershor.
Në Shkodër kandidatja për kryetar bashkie të jetë Majlinda Angoni, aktualisht prefekte.
Ndërsa në Vorë PS flitet që do të përfaqësohet me ish prefektin e Tiranës, Mersin Murati.
Ndërsa në kampin demokrat akoma nuk dihet se si do të paraqiten në këto zgjedhje, pasi partia është e ndarë në dysh me Bashës dhe Berishës.

