Incineratorët, Kraja: SPAK të hetojë Bashkinë e Tiranës, është kthyer në lavatriçe të krimit të organizuar
Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Akil Kraja, është shprehur se Komisionin Hetimor për incineratorët është diskutuar që në vitin 2017-2018.
Në një intervistë për Ora Neës, Kraja teksa ka folur për aferën e incineratorëve,shpreson që SPAK të mos ndalen vetëm te arrestimin i ish-Ministrit Lefter Kokës, por të hetojë dhe Bashkinë e Tiranës.
Akil Kraja: Komisioni Hetimor për incineratorët është diskutuar që prej 2017-2018. Në momentin që është një shumëllojshmëri institucionesh publike, që janë pjesë e vendimarrjes së paligjshme do të thotë se ke ndarë shtetin, i cili është i marrë peng nga interesat financiare, nga skandali i incineratorëve që shkojnë në vlerën e 450 milion eurove.
Më 25 prill pati abuzime me zgjedhjet. Uroj që SPAK të vendos drejtësi dhe mos të ndalen vetëm te arrestimi i Kokës. Unë shprej që SPAK të mos ndalet vetëm te Koka, por të shkoj ëmë larg, duke hetuar dhe rolin e Bashkisë së Tiranë në këtë aferë. Skandalet janë shumë të rënd, për të mos përmendur dhe rastin e Ardit Gjoklajt, io cili vdiq në Sharrë, ai u vra në sharrë.
Ai thotë se në vendin tonë situata është tragjike ndërsa shton se Bashkia e Tiranës është kthyer në një lavatriçe të madhe për krimin e organizuar ndërkombëtar
Akil Kraja: Situata është tragjike, unë ndihem i turpëruar se sa poshtë ka rënë demokracia vendore, dhe Këhsilli bashkiak nuk ka asnjë zë të opozitës. Gjuha e përgjimit të Veliajt, është pasqyrë e realitetit. Bahskia e Tiranës është një lavatriçe e madhe për krimin e organizuar ndërkombëtar.
