Ish-truproja e Rugovës gjunjëzohet para varrit të ish-presidentit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Janar 2022, 20:11
Kosova përkujtoi sot arkitektin e pavarësisë, ish-presidentin e ndjerë Ibrahim Rugova në 16 vjetorin e ndarjes nga jeta.
Ish-truproja e tij, Ukshin Haliti, është gjunjëzuar para varrit të ish-presidentit ndërsa bëri homazhe në nder të tij.
Në një video të publikuar nga mediet kosovare shihet Haliti duke iu afruar varrit të Rugovës në gjunjë.
Homazhe te varri i Presidentit Historik bënë shumë figura politike, përfshirë krerët e shtetit, Presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti.
